Testimi te ekipi “Beslidhja”

Sipas kritereve te reja te vleresimit teknik te sportisteve per Graden Kup (brezat e ndermjetem) Komisioni Teknik i FSHT-W zhvilloi Testimin per Brezat e Ndermjetem ne qytetin e Lezhez ku zhvillon aktivitetin e saj shoqata “Lezha Taekwondo”.

 Kjo shoqate e drejtuar nga Mjeshtri 3 Dan Martin Marku megjithese eshte nje nga anetaret me te rinj te FSHT-W ju nenshtrua testimit per nderrimin e brezave sipas kritereve te reja te percaktuara ne Rregulloren e Brendeshme.

Ne testim moren pjese 11 sportiste:

  1. Prena Marku per rripin e Verdhe (8 Kup)
  2. Anton Nreca per rripin e Verdhe (8 Kup)
  3. Arges Gjeta per rripin e Verdhe (8 Kup)
  4. Kristo Marko per rripin e Gjelber (6 Kup)
  5. Ermelinda Bushi per rripin e Gjelber (6 Kup)
  6. Armando Gjoni per rripin e Gjelber (6 Kup)
  7. Gjovan Deda per rripin e Gjelber (6 Kup)
  8. Pjeter Deda per rripin e Gjelber (6 Kup)
  9. Florian Pervathi per rripin e Gjelber (6 Kup)
  10. Jak Pervathi per rripin e Gjelber (6 Kup)
  11. Sebastian Pervathi per rripin e Gjelber (6 Kup)

 Faza e pare e testimit konsistonte ne fleksibilitetin e gjymtyreve te poshtem dhe pergatijen teknike te elementeve sulmues dhe mbrojtes ne vend dhe levizje.

Duke qene se sportistet ishin kryesisht moshe e re paraqiten nje nivel shume te mire elasticitetin e gjymtyreve dhe ne flurudhen e elementeve teknik.

     

 

Faza e dyte e testimin kishte te bente me elementit teknik te “Stepit” gjate se ciles sportistet duhet te arrine te gjejne momentin e duhur per te egzekutuar goditjet duke ruajtur ekuilibrin dhe frymemarrjen. Po keshtu rendesi te madhe ne kete faze ka dhe  egzekutimin e goditjeve te njepasnjeshme ne situata te ndryshme te dyluftimit, ne distance te afert dhe te larget.

     

 

 Nivel teknik te mire sportistet demostruan ne fazen e trete te testimit ne te cilen u egzekutuan elementet teknik te Vetembrojtjes dhe Poomsae.

 Vlen te theksohet se ne disiplinen Poomsae qe eshte dhe elementi kryesor i vleresimit per Graden Kup trajneri Mjeshtri Martin Marku kishte bere nje pune mjaft te mire duke sjelle dhe eksperiencen e tij personale te marre nga Greqia.

     

 

Ne perfundim te Testimit sportistet arriten te grumbullojne piket e nevojshme per te marre Brezin per te cilin kishin aplikuar. Sipas Rregullores se Brendeshme te gjithe sportistet u pajisen me Diplome e cila ploteson te gjithe elementet e nje dokumenti bashkohor.

Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply