Grumbullimi i Ekipit Kombëtar

Me rastin e pjesemarrjes se Federates Shqiptare Taekwondo WTF ne Kampionatin Ballkanik qe do zhvillohet ne dare 07-08.09.2013 ne Tivar te Malit te Zi Komisioni Teknik grumbulloi Ekipin Kombetar i cili ju nenshtrua nje programi special stervitor gjate nje periudhe nje mujore.

rajnimi i Ekipit Kombetar u zhvillua ne ambjentet e Akademise se Arteve Marciale Tirana dhe perbehej nga tre faza. Faza e pare ajo e pergatitjes se pergjithshme u zhvillua nen drejtimin e trajneres se Ekipit Kombetar per te Rinj, Mjeshtre Arjola Kasaj.

Ne kete faze sportistet u testuan ne menyre specifike per cilesite fizike si forca, shpejtesia, fleksibiliteti dhe ne menyre te pergjithshme per formen e tyre fizike.

Faza e dyte ajo e pergatitjes teknike u drejtua nga trajneri i Ekipit Kombetar per te Rritur, Mjeshter Leo Kapri. Ne kete faze trajnimi konsistonte kryesisht ne goditjet e njepasnjeshme gjate sulmit ne distance te afert dhe ne menyren e mbrojtjes gjate sulmit te kundershtarit.

 

        

Faza e trete, pergatitja teknike (speciale) u drejtua nga Mjeshtrin Italian Masimo Rota (6 Dan WTF) i cili kishte ardhur posacerisht per implementimin e teknikave te sparingut bashkohor. Ne kete faze u punua me kujdes per pervetesimin e sulmit me gjymtyren perpara si dhe shmangjen e sulmit te kundershtarit me kete element.

         

 

Ne perfundim te ketij trajnimi Komisioni Teknik grumbulloi nje sere te dhenash per te perzgjedhur elemnetet me te mire te cilet do te perfaqesojne Shqiperine ne Kampionatin Ballkanik te Taekwnondose.

Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply

Close Menu