Në kuadër të mbështetjes së sportistëve të talentuar me qëllim kualifikimin në Lojërat Olimpike Rinore 2014, Federata Shqiptare Taekwondo WTF dhe dy federate te tjera ne bashkepunim me KOKSH dhe Komitetin Olimpik të Sllovenisë dhe me mbeshtetjen financiare të Solidaritetit Olimpik organizuan një Kamp
Trajnimi të nivelit të lartë për 5 sportistë, zhvilluar në Qëndrën Sportive Rogla në Slloveni.
Sportistët
- Eneda Deliu – atletikë (100m, 200m)
- Suad Bashku – atletikë (kërcim tre hapësh)
- Sopot Sula – peshëngritje
- Emanuel Loshi – peshëngritje
- Ada Demneri – taekwondo
Përgjatë 10 ditëve të kampit stërvitor, sportistja Ada Demneri kandidate per Lojerat Olimpike Rinore e perzgjedhur nga KOKSH ka zhvilluar seanca praktike individuale dhe në grup. Sportistja ësht trajnuar individualisht me trajner personal. Përvec trajnimit të nivelit të lartë me specialistët më të mirë të sportit taekwondo, ajo i ështe nënshtruar ekzaminimeve të ndryshme mjekësore, biomekanike dhe kineziologjike për të vlerësuar potencialin e saj si sportiste e talentuar per te vlerësuar edhe perspektivën si sportiste elitarë në të ardhmen.
Gjatë trajnimit ajo ka zhvilluar seanca me psikologë dhe ka marrë njohuri për Lojrat olimpike Rinore, Olimpizmin, dietat ushqimore qe duhet te perdore, si dhe sjelljen e të ushqyerit.
Për sportisten Ada Demneri është përgatitur një raport me vlerësimet teknike dhe mjekësore, si dhe rekomandime për përmirësime të cilat i jane percjelle FSHT-W dhe trajnerit te saj z. Leo Kapri. Komisioni Teknik do te analizoje rezultatet e raportit dhe ne bashkepunim me trajnerin do te percaktojne qarte objektivat stervitore per fazen e ardheshme.
Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj