Marrëveshje bashkëpunimi

Federata Shqiptare Taekwondo World ne date 21.08.2013 ne ambjentet e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar neshkroi nje Akt-Marreveshje bashkepunimi me Mjeshtrin Italian Masimo Rota (6 Dan WTF).

 Ne takimin e zhvilluar per kete qellim Federata Shqiptare Taekwondo World perfaqesohej nga zv. Presidenti z. Elvis Vulka, Sekretari i Pergjithshem z. Arben Markaj, Drejtori Teknik z. Endrit Hoxha dhe trajneria e Ekipit Kombetar znj. Arjola Kasaj. Perfaqesues i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar ishte z. Flobens Dilaveri (anetar i komitetit ekzekutiv).

 Perfaqesuesit e FSHT-W informuan z. Dilaveri per qellimin, objektivat dhe menyren implementimit te kesaj Akt-Marreveshje. Nepermjet neshkrimit te saj Federata Shqiptare Taekwondo World Autorizon Mjeshter Massimo Rota si Kordinator Nderkombetar midis FSHT-W dhe Federates Italiane Taekwondo. Po keshtu nepermjet kesaj marreveshje ekipi kombetar shqiptar do te kete mundesi te trajnohet dy here ne vit me Ekipin Kombetar Italian.

 Akt-Mareveshja nenshkruhet nga perfaqesuesit e dy federatave zv. Presidenti Elvis Vulka dhe Mjeshter Massimo Rota.

Mjeshtrit Massimo Rota tashme eshte pjese integrale e FSHT-W duke dhene nje kontribut te madh ne pergatitjen teknike kryesisht ne disiplinen e Dyluftimit po keshtu dhe pergatitjen teknike te gjyqtareve ne Komisionin Arbitral. Kesaj here Mjeshtri Masimo Rota ka ardhur ne Shqiperi per te trajnuar Ekipin Kombetar shqiptar te taekwondose i cili do te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik qe do te zhvillohet ne Malin e Zi ne date 07-08. 09.2013.

 Ne shenje falenderimi per kontributin e tij ne ngritjen e nivelit teknik te FSHT-W z. Flobens Dilaveri ne emer te FSHT-W i akordon Titullin “Per Merita ne Zhvillimin e Taekwondose ne Shqiperi”. 

        

Z. Dilaveri ne emer te KOKSH falenderoi te pranishmit dhe ne vecanti Mjeshtrin Massimo Rota duke e konsideruar kete marreveshje si nje shenje te mire ne zhvillimin e taekwondose, po keshtu ai siguroi se KOKSH do te mbeshtese me kenaqesi nje nisme te tille.

Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply

Close Menu