Kampionati Internacional 4-rth “Theranda Open”

Federata Shqiptare Taekwondo (WTF) mori pjese ne Kampionatin Internacional “4-rth Therana Open” qe u zhvillua ne Suhareke, Kosove 28.09.2013. Nga Kosova moren pjese Ekipet: Puma (organizatori), Olimpik Art, Tiger, Kacaniku, Thunder, Besa (Mali i Zi), Ulqoni.

 Federata jone u perfaqesua me 7 Ekipe:

“Elbasani Taekwondo” me trajner z. Ligor Shaka
“Beselidhja Lezha” me trajner z. Martin Marku
“Alpin Durres” me trajner z. Fatjon Rrapollari
“Qytet Studenti” me trajner z. Xhevahir Hysa
“Ortek” me tajner z. Julian Caca
“Tirana” me trajnere znj. Arjola Kasaj
“Top Gym Sport” me trajner z. Leo Kapri.

Ne kete aktivitet moren pjese 151 sportiste e sportiste ne te tre kategorite; Kadet (para te rinj), Junior (te rinj), Senior (te rritur).

 Vendin e pare ne kete aktivitet e zuri ekipi Puma ku nje figure shume te mire beri sportisti Flamur Visoka (kategoria te rritur).

 Vendin e dyte e zuri ekipi shqiptar Top Gym Sport me trajner Leo Kapri duke fituar 7 medalje Ari, 3 Argjendi dhe 3 Bronxi. Kampionet ishin Seldi Shkalla, Santiago Ulndreaj, Halil Peka, Donaldo Dizdari, Arlind Lushaj dhe Ada Demneri.

Ne vendin e treteu rendit ekipi i Tiranes me trajnere Arjola Kasaj duke fituar 4 medalje Ari, 2 Argjendi dhe 2 Bronxi. Kampionet ishin; Romarjo Noka, Fabjola Brahja, Desara Duka, Egers Aliu.

       

Per tu permendur ishin dhe ekipet Elbasani qe mori 1 medalje Ari me sportisten Megi Dervishi, ekipi Alpin Durres qe mori 1 medalje Ari me sportisten Eris Balla, Ekipi Ortek 1 medalje Ari me sportistin Ronan Rexhamti, si dhe ekipi Beslidhja qe arriti te marre 1 medalje Ari me sportistin Ardit Lleshaj.

Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj

 

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply

Close Menu