Per te promovuar rezultatin e Ekipit Kombetar Shqiptar Taekwondo ne Kampinatin Ballkanik qe u zhvilluan ne Malin te Zi ne datat 07-08 Nentor 2013 ne te cilin u fituan 1 Medalje Ari dhe 6 Medalje Bronxi, me inisiativen e Presidentit te federates z. Genti Malko ne ambjentet e Hotel “Modial”, FSHT-W organizoi ne date 21 Nentor 2013 nje ceremoni promovimi.
Ne kete ceremoni ishin te ftuar Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, specialisti nderkombetar i taekwondo-se Mjeshter i Madh, Kim Yong Ki, perfaqesues te federatave te sporteve luftarake, si dhe prinder e gazetare.
Presidenti i FSHT-W, z. Genti Malko mbajti fjalen e hapjes se ceremonise duke prezantuar suksesin e ekipit kombetar ne Kampionatin Ballkanik. Me pas fjalen e mori Presidenti i KOKSH, z. Viron Bezhani i cili falenderoi sportistet per rezultatet e arritura dhe premtoi se cilesia sportive do te jete ne fokusin e financimeve te ardhshme.
Dy trajnereve te palodhur te ekipit kombetar, z. Leo Kapri dhe znj. Arjola Kasaj per kontributin ne arritjen e ketij rezultati ju akordohet nga FSHT-W, Titulli “Per Merita ne Sportin Taekwondo”.
Sportistit Donaldo Dizdari i cili arriti te fitoje Titullin “Kampion Ballkani” i jepet nga Presidenti i FSHT-W nje Medalje Mirenjohjeje.
Me pas behet prezantimit i rezultateve te sportisteve:
– Fabjola Brahja (dy here kampione vendi III-te)
– Liridon Peposhi (vendi III-te)
– Romarjo Noka (vendi i III-te)
– Ada Demneri (vendi III-te)
– Halil Peka (vendi i III-te)
ceremonia mbyllet ne formen e nje kokteli.
Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj