Kampionati Botëror i Meksikës

Federata Shqiptare Taekwondo World mori pjese ne Kampionatin Boteror Taekwondo per te Rritur qe u zhvillua ne Puebla, Meksike ne date 15-21 Qershor 2013.
Ekipi yne kombetar perbehej nga:

  1. Endrit Hoxha, drejtues delegacioni.
  2. Marsel Peti, sportist pesha -74kg.
  3. Klint Azuni, sportist pesha -63kg.

 Perfaqesuesi i FSHT-W ishte present ne Asamblene Zgjedhore te Federates Boterore Taekwondo duke ushtuar te drejten e votes per zgjedhjen e Presidentit dhe forumeve drejtuese te kesaj te fundit. Ne kete asamble Presidenti aktual z. Chungwon Choue u rikonfirmua ne kete post edhe per nje mandat tjeter.

Ne kete asamble u gjithashtu u votua per ndryshime ne Statutin si dhe per anetaresimin e anetareve te rinj, ku midis tyre u pranua si anetare me te drejta te plota edhe Federata Taekwondo e Kosoves.

 Perfaqesuesi i FSHT-W z. Endrit Hoxha zhvilloi disa takime shume te frutshme me presidentin e Federates Boterore z. Chungwon Choue dhe me presidentin e Federates Europiane Taekwondo z. Athanasios Pragalos, te cilet jo vetem qe garantuan mbeshtetje por dhe u shprehen te gatshem te dergojne se shpejti nje perfaqesues per tu njohur me nga afer me zhvillimet e taekwondose ne Shqiperi.

Po keshtu takim shume interesant ishte dhe takimi me perfaqesuesit  e federates Italiane Taekwondo te cilet u shprehen te gatshem per shkembim eksperiencash ne fushen e trajningut (stervitje te perbashketa).

Ne kete aktivitet sportistet tane bene nje paraqitje modeste. Sportisti Marsel Peti kaloi turin e pare dhe u mund nga perfaqesuesi i Korese. Kjo ishte hera e pare (qe nga formimi i FSHT-W) qe Shqiperia ndeshet me Korene. Ndersa sportisti Klint Azuni nuk arriti te kaloje turin e pare.

 

Ky aktivitet u finacua nga Federata Boterore Taekwondo pas nje pune te mire organiztive qe organizoi stafi drejtues i FSHT-W.

 

Sekretar i Pergjithshem

Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply

Close Menu