Federata Shqiptare Taekwondo World mori pjese ne Kampionatin Boteror Taekwondo per te Rritur qe u zhvillua ne Puebla, Meksike ne date 15-21 Qershor 2013.
Ekipi yne kombetar perbehej nga:
- Endrit Hoxha, drejtues delegacioni.
- Marsel Peti, sportist pesha -74kg.
- Klint Azuni, sportist pesha -63kg.
Perfaqesuesi i FSHT-W ishte present ne Asamblene Zgjedhore te Federates Boterore Taekwondo duke ushtuar te drejten e votes per zgjedhjen e Presidentit dhe forumeve drejtuese te kesaj te fundit. Ne kete asamble Presidenti aktual z. Chungwon Choue u rikonfirmua ne kete post edhe per nje mandat tjeter.
Ne kete asamble u gjithashtu u votua per ndryshime ne Statutin si dhe per anetaresimin e anetareve te rinj, ku midis tyre u pranua si anetare me te drejta te plota edhe Federata Taekwondo e Kosoves.
Perfaqesuesi i FSHT-W z. Endrit Hoxha zhvilloi disa takime shume te frutshme me presidentin e Federates Boterore z. Chungwon Choue dhe me presidentin e Federates Europiane Taekwondo z. Athanasios Pragalos, te cilet jo vetem qe garantuan mbeshtetje por dhe u shprehen te gatshem te dergojne se shpejti nje perfaqesues per tu njohur me nga afer me zhvillimet e taekwondose ne Shqiperi.
Po keshtu takim shume interesant ishte dhe takimi me perfaqesuesit e federates Italiane Taekwondo te cilet u shprehen te gatshem per shkembim eksperiencash ne fushen e trajningut (stervitje te perbashketa).
Ne kete aktivitet sportistet tane bene nje paraqitje modeste. Sportisti Marsel Peti kaloi turin e pare dhe u mund nga perfaqesuesi i Korese. Kjo ishte hera e pare (qe nga formimi i FSHT-W) qe Shqiperia ndeshet me Korene. Ndersa sportisti Klint Azuni nuk arriti te kaloje turin e pare.
Ky aktivitet u finacua nga Federata Boterore Taekwondo pas nje pune te mire organiztive qe organizoi stafi drejtues i FSHT-W.
Sekretar i Pergjithshem
Arben Markaj