Federata Shqiptare Taekwondo World ne date 29 Mars 2015 ne ambjentet e Rezidence “Dinasty” zhvilloi Asamblene e Pergjithshme.
Ne kete Asamble ishin te pranishem anetaret me status te plote 13 shoqata nga 16 shoqata gjithsej (shoqatat Vlora, Kamza dhe Beslidhja nuk ishin prezent), 4 shoqata me status provizor (shoqatat Ortek, Korabi, Alpin dhe Java Gym Albania) si dhe 5 shoqata te reja te cilat kishin bere kerkese per anetaresim ne FSHT-W (shoqatat Goden Tiger, Albanet, Gladiator, Teuta dhe Tae Kick).
Ne mbledhje ishte prezent dhe z. Viron Bezhani President i KOKSH ndersa MAS nuk kishte perfaqesues megjithese eshte lajmeruar me Ftese nr. 028 prot, dt. 26.03.2015.
• Asamblene e hapi Presidenti z. Genti Malko i cili duke marre ne konsiderate faktin se Komisioni i Verifikimit te Mandateve eshte zgjedhur nga Asambleja Paraardhese dhe eshte 4 vjecar caktoi personat Z. Ismail Kryemadhi (kryetar), z. Vilson Kasaj dhe Endrit Hoxha (anetar) per te kryer verifikimin e mbledhjes dhe personat me te drejte vote.
Pas verifikimit te dokumentave (Autorizimit dhe Licensimeve) Komisioni vleresoi si anetare me te drejte vote 11 shoqata duke mos gjetur Autorizim per shoqatat Apolonia dhe Studenti.
Pas kesaj procedure Presidenti z. Genti Malko pyet perfaqesuesit e dy shoqatave z. Visar Pitushi (kryetar ekipit Apolonia) dhe z. Xhevahir Hysa (kryetar i ekipit Studenti) te cilet ishin prezent – perse nuk kishin dorezuar Autorizim – te cilet pergjigjen “e kemi neglizhuar”.
• Me pas Presidenti propozon (duke marre ne konsiderate faktin qe personat jane kryetare te shoqatave dhe njihen nga te gjithe) qe anetaresia e FSHT-W te shprehet me vote nese keta dy persona te kene te drejten e votes apo jo, si dhe ben me dije te pranishmit se sipas Statutit te FSHT-W nga disa anetare te FSHT-W kane ardhur disa propozime per perfshirjen ne Rendin e Dites te disa ceshtjeve te cilat jane si me poshte;
- Te rishikohet Komisioni Teknik dhe Komisioni Arbitral.
- Te rishikohet Rregullorja e Brendshme ne pikat
– Perzgjedhja e ekipit fitues ne aktivitetet kombetare.
– Largesia e palestrave nga njera-tjetra.
- Dhenia e Masave Disiplinore per disa nga anetaret e FSHT-W.
Te gjitha pikat e permendura me lart miratohen unanimisht nga te pranishmit duke u dhene dy perfaqesuesve te drejten e votes si dhe duke perfshire ne Rendin e Dites ceshtjet e propozuara nga anetaret.
• Sipas Rendit te dites Presidenti Malko ben analizne vjetore te aktivitetit te FSHT-W duke permendur punen e mire te stafit dhe arritjet per vitin 2014. Nje vend te vecante ne fjalen e tij ze shtrirja e sportit taekwondo ne disa rrethe ne te cilat ky sport zhvillohet per here te pare dhe anetaresimet e reja duke e rritur numrin e sportisteve ne rreth 400 anetare. Po keshtu ai thekson menyren e organizimit te aktiviteteve kombetare te cilat kane patur nje rritje cilesore gjate vitit 2014 si dhe pjesemarrjen e ekipit kombetar ne aktivitetet nderkombetare. Nje nder arritjet per vitin 2014 eshte dhe organizimi i aktiviteteve nderkombetare si “3 Top Tirana Open” organizuar nga shoqata Top Gym Sport dhe “Kadet Select” organizuar nga shoqatat Ortek dhe Studenti. Po keshtu nje arritje shume e madhe per vitin 2014 ishte dhe perfitimi i Burses Olimpike e sportistes Ada Demneri qe eshte nje ndihme e madhe ne kualifikimin e kesaj sportisteje per Lojerat Olimpike Rio 2016. Z. Malko ndalet tek problemi i gjyqtarise ku thekson faktin se ky problem tashme ka gjetur zgjidhje ku pas Kursit te fundit te organizuar nga FSHT-W ne bashkepunim me federaten e Malit te Zi jane certifikuar 9 gjyqtare te cilet do te vazhdojne kualifikimin e tyre nderkombetar ne Qershor.
Presidenti e mbyll diskutimin e tij duke falenderuar stafin dhe duke ftuar anetaret per me shume bashkepunim per vitin 2015.
• Me pas fjalen e merr z. Viron Bezhani, President i KOKSH i cili pershendet te pranishmit dhe konfirmon se FSHT-W tani eshte nje federate e konsoliduar dhe per kete arsye eshte mbeshtetur dhe do te mbeshtetet finaciarisht nga KOKSH per projekte te Vecanta ne fushen e traJnimit. Ai fton drejtuesit e FSHT-W te ngene zerin ne Ministrine e Sporteve per me shume mbeshteje per sportin ne pergjithesi dhe taekwondone ne vecanti. Po keshtu ai cmon numrin ne rritje te anetareve te federates dhe permend ne vecanti sportisten Ada Demneri e cila ka perfituar burse nga KOKSH.
• Sipas Rendit te Dites fjalen e mer Sekretari i Pergjithshem z. Arben Markaj i cili ben me dije anetaret me Raportin Financiar per vitin 2014 (shpenzimet e aktiviteteve kombetare dhe nderkombetare si dhe shpenzimet operative sipas zerave me e cilat anetaret jane njohur qe me pare duke ua derguar ne dosjen personale).
- Kampionati i Demostrimit Poomsae 120 000 leke
- Kupa e Shqiperise 200 000 leke
- Kampionati Ballkanik 200 000 leke
- Shpenzime operative 80 000 leke
- TOTAL 600 000 leke
Ne kete pike z. Visar Pitushi kerkon sqarim per shpenzimet e aktivitetit qe u zhvillua ne pallatin e sportit Farie Hoti pasi aktiviteti ishte parashikuar te zhvillohej ne pallatin e sortit Asllan Rusi. Skretari z. Arben Markaj sqaron se leket e kursyera nga qeraja e ambjentit si dhe leket e kursyera nga tenderat e zhvilluar online me Vendim te Komitetit Ekzekutiv kane kaluar per te blere 16 canta per Ekipin Kombetar. Nga te pranishmit nuk pati pyetje te tjera. Po keshtu Sekretari fton te gjithe te pranishmit te cilet deshirojne te kene nje informacion me te detajuar qe ti drejtohen zyres financiare ne Agjensine e Sherbimit te Sportit.
• Sipas Rendit te Dites kalohet ne piken e Miratimit te Kalendarit Sportiv dhe shpenzimeve financiare per vitin 2015.
Aktivitete kombetare
- Kampionati Kombetar per te Rritur (14 vjec e lart) dt. 05 Prill 2015, 180 000 leke
- “4 Top Tirana Open” dt. 18 Prill 2015 0 leke
- Kupa e 4-rt Ambasadorit te Korese dt 30 Prill 2015 60 000 leke
- Kampionati Kombetar per Kadet (13 vjec e poshte) Maj 180 000 leke
- Kupa e Shqiperise Nentor 2015 ne Shkoder 180 000 leke
- TOTAL 600 000 leke
Aktivitete nderkombetare
- Kampionati Boteror per te Rritur, Rusi dt. 12-18 Maj 2015, 157 586 leke
- Kampionati Europian per te Rinj, Latvia Tetor 2015 300 000 leke
- TOTAL 457 586 leke
Shpenzime operative
- Spenzime per financimin e Kontrates se Punesimit 282 414 leke
- Asistence Juridike, Sherbim Interneti, Kancelari 160 000 leke
- TOTAL 442 414 leke
Te gjitha pikat e lartpermendura si dhe preventivi financiar miratohen nga te gjithe aneteret. Ngarkohet Komiteti Ekzekutiv i FSHT-W te vendose per vendin dhe daten e aktivitetit Kampionati Kombetar Kadet, pasi ekipi Teuta ka sjelle kerkese per ta zhvilluar kete aktivitet ne qytetin e Durresit si dhe daten e e zhvillimit te aktivitetit Kupa e Shqiperise qe do te zhvillohet ne qytetin e Shkodres.
• Pika tjeter e Rendit te Dites eshte rishikimi i funksioneve te z. Elvis Vulka.
Fjalen e merr z. Elvis Vulka i cili ben me dije te pranishmit qe eshte zgjedhur President i Federates Shqiptare te Kick Thai Boxing dhe me keqardhje jep doreheqjen nga funksionet drejtuese ne FSHT-W, duke shprehur konsiderate per sportin taekwondo.
Presidenti z. Genti Malko sipas Statutit te FSHT-W propozon qe z. Elvis Vulka te pezullohet nga te gjitha funksionet drejtuese ne FSHT-W. Ky propozim miratohet ne unanimitet.
• Kalohet ne piken e miratimit te Statusit Provizor per ekipet e reja Golden Tiger, Albanet, Gladiator, Teuta, Tae Kick te cilat do te kalojne ne periudhen e proves per te qene anetare me te drejta te plota. Ne kete pike pati debate per ekipin Tea Kick i cili sipas Sekretarit te Pergjithshem eshte nje derivat i ekipit Ortek dhe megjithese per kete ekip nuk eshte marre akoma asnje vendim, z. Julian Caca ka derdhur ne llogari te federates (ne emer te ekipit Teae Kick kur ai eshte perfaqesues i ekipit Ortek) Licensimin Vjetor ne kundershtim me Rregulloren e Brendshme. Ky fenomen nuk duhet te ndiqet nga ekipet e tjera te cilet megjithese kane nga dy palestra nuk kane bere kete qe po ben z. Caca.
Presidenti i KOKSH z. Bezhani theksoi faktin se nuk duhet ta shohim me kete sy por duhet te jemi te kenaqur per nje anetar te ri si dhe te verifikohet fakti nese pretendimi i Sekretarit eshte i vertete.
Presidenti z. Malko theksoi se eshte i dyzuar ne kete ceshtje pasi duhet verifikuar aktiviteti i ekipit Tae Kick dhe beson ne vendimin e Asamblese.
Pas votimit te gjitha ekipet e lartpermendura perfitojne Statusin Provizor.
• Kalohet ne piken e ndryshimit te Statusit Provizor ne Status te Plote per ekipet Ortek, Alpin, Korabi dhe Java Gym Albania. Ne kete pike pati pati debate per ekipin Ortek i cili nuk ka dorezuar Kerkesen per Ndryshimin e Statusit dhe nuk ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet kombetare me sportiste aktive, kusht i detyrueshem per tu pajisur me Status te Plote. Pas votimit te gjitha ekipet e lartpermendura perfitojne Statusin e Plote.
• Sipas Rendit te Dites Preidenti z. Malko i terheq vemedjen z. Julian Caca per menyren e largimin te ekipit Ortek (ekipi qe ai perfaqeson) nga Kampionati Kombetar i Demostrimit Poomasae qe u zhvillua gjate vitit 2014. Z. Caca u largua nga aktiviteti bashke me ekipin e tij dhe nuk ka depozituar ne sekretari asnje ankese per arsyet e largimit. Pas votimit Asambleja vendosi ti jape z. Julian Caca, Masen Disiplinore “Terheqje Vemendje”
• Me pas kalohet ne miratimin e ndryshimeve ne Rregulloren e Brendshme ku miratohen ne unanimitet ndryshimet:
- Taksa prej 200 leke per Testimin e brezave te ndermjetem qe do te kryhet nga ekipet anetare te FSHT-W.
- Forumet drejtuese dhe organet vendimmarrese te FSHT-W duhet te kene detyrimisht 10% pjesemarrje te femrave. Ne momentin rikompozimit te forumeve drejtuese dhe organeve vendimmarrese te respektohet ky raport.
- Ekipi fitues ne aktivitetet nderkombetare zgjidhet ekipi qe ka fituar me shume vende te para (medalje ari 7 pike, argjendi 3 pike, brozi 1 pike). Ne rastet kur kemi ekipe me pike te barabarta hyjne ne fuqi piket sipas Rregullores se Brendshme.
- Nuk miratohet propozimi per largesine e palestrave.
• Sipas Rendit te Dites kalohet ne piken e Rishikimit te Komisioneve:
- Per vendin vakant te Anetarit te Komisionit Teknik nga dy kandidaturat e propozuara, z. Julian Caca dhe z. Elion Puka, zgjidhet z. Elion Puka.
- Per Komisionin Arbitral ne vend te z. Fjorald Mema me funksion Kryegjyqtar zgjidhet z. Armando Hoxha. Z. Fjorald Mema kalon anetar i Komisionit Arbitral.
• Duke qene se nuk pati diskutime te tjera nga anetaret fajlen e merr z. Viron Bezhani i cili falenderon te pranishmit, me pas Presidenti z. Genti Malko falenderon anetaret per Analizen Vjetore te FSHT-W dhe e deklaron Asamblene te mbyllur.