Federata Shqiptare Taekwondo World ne kuader te strategjise 2 vjecare per trajnimin e burimeve njerzore ne date 21-22 Mars 2015 organizoi Seminarin “Trajnim i Trajnereve dhe Gjyqtareve”.
Ky Seminar u organizua ne bashkepunim me mjeshtrin korean Lee Jaesung, gjyqtarin nderkombetar Nikolle Gegaj, dhe petagoge te Universitetit te Sporteve te Tiranes me mbeshtetjen financiare te KOKSH.
Ne ambjentet e KOKSH ne dt.18.03.2015, FSHT-W organizon takimin e prezantimit te specialisteve te Seminarit ku z. Viron Bezhani (President i KOKSH) i dhuron mjeshtrit Lee Jaesung, “Cerifikaten e Mirenjohjes”.
Mjeshtri Lee Jaesung gjate diteve te qendrimit te tij ne Tirane dha kontributin e tij ne drejtimin e disa seancave stervitore ne disa prej shoqatave te FSHT-W.
Ekipi “Ortek”
Ekipi “Tirana”
Ekipi “Qendra TKD”
Ekipi “Studenti”
Ekipi “Top Gym Sport”
Nepermjet ketyre seancave trajneret dhe sportistet u njohen me te rejat e fundit ne fushen e trajningut si dhe krahasuan nivelin teknik me nje perfaqesues te ekipit kombetar te Korese.
Ceremonia e hapjes se Seminarit u organizua ne dt.21.03.2015 ne ambjentet e Rezidences “Dinasty”.
Ne modulin e pare te Seminarit pjesemarresit ndoqen leksionin e Prof. Perparim Ferunit, mbi stervitjen e cilesive fizike dhe leksionin e MSc. Rigerta Selenica, mbi planifikimin e programit stervitor.
Pas perfundimit te seances teorike per te pranishmit u shtrua nje dreke.
Seanca praktike u zhvillua ne ambjentet e pallatit te sportiti “Asllan Rusi” ku mjeshtri drejtoi nje seance stervitore me te gjithe trajneret e FSHT-W. Pjesemarresit paten kenaqesine te studiojne dhe te vene ne praktike disa prej teknikave bashkohore te dyluftimit.
Ne perfundim te seances se praktike te pranishmit i pershendeti z. Stavri Bello (Sekretar i Pergjithshem i KOKSH) si dhe mjeshtri Kim Yong Ki.
Ne perfundim te seances se praktike te pranishmit i pershendeti z. Stavri Bello (Sekretar i Pergjithshem i KOKSH) si dhe mjeshtri Kim Yong Ki.
Gjyqtari ndekombetar Nikolle Gegaj drejtoi seancen praktike per gjyqtaret e FSHT-W ne fund te se ciles u zhvillua dhe Testimi dhe kategorizimi i ketyre te fundit.
Po keshtu ne fund te seances praktike mjeshtri Lee Jaesung certifikoi trajneret e FSHT-W sipas kategorive A, B dhe C Klas.
Ne seanca teorike te pasdites pjesemarresit paten mundesi te ndjekin leksionet e Prof. Dr. Ylli Zhurda, ne lidhje me rolin e psikologut ne sport si dhe leksionet e Prof. Dr. Dhimitraq Statoberdha, mbi traumatologjine sportive.
Ne perfundim te Seminarit per te gjithe te pranishmit u pajisen me Certifikaten e Pjesemarrjes.
Ne kete Seminar moren pjese 37 pjesemarres nga te cilet 22 trajnere, 9 gjyqtare dhe 6 sportiste elitare te FSHT-W.