Top Tirana Open

Akademia e Arteve Marciale “Top Gym Sport” ne bashkepunim me Federaten Shqiptare Taekwondo World ne date 11.05.2013 ne ambjentet e pallatit te Sportit “Farie Hoti” ne Tirane zhvilloi Kupen e Hapur “2-nd Top Tirana Open”.

   Ky aktivitet u be i mundur nga inisiativa personale e trajnerit te ekipit “Top Gym Sport”, dhe njekohesisht zv. President i FSHT-W, z. Leonidha Kapri. Qellimi i ketij aktiviteti ishte ballafaqimi nderkombetar i nivelit teknik te taekwondose ne rajonit tone.

Ky lloj aktiviteti (aktivitet nderkombetar) zhvillohet per here te pare ne vendin tone ne te cilin moren pjese sportiste te federates se Greqise, Malit te Zi, Kosoves dhe Shqiperise, me nje numer prej 104 sportiste.

Ky aktivitet u zhvillua per te tre kategorite, Femije, te Rinj dhe te Rritur. Ndeshjet u zhvilluan me sistem elektonik pikezimi te gjykuara nga gjyqtare te federates se Malit te Zi dhe te FSHT-W.

 

    

Figure shume te mire bene ekipet Montenegro Star, Puma, TKD Deart, Kinisi Ambelokipon, Alba, por dhe ekipet e FSHT-W konkuruan denjesisht dhe u paraqiten mjaft mire.

Renditja e ekipeve ishte si me poshte:

  1. Kategoria te Rritur (Junior);
  • Vendi i I-re “Olimpik Art”
  • Vendi i II-te “Montenegro Star”
  • Vendi i III-te “Top Gym Sport”
  1. Kategoria te Rinj (Senior);
  • Vendi i I-re “Tirana”
  • Vendi i II-te “Top Gym Sport”
  • Vendi i III-te “Sun Ray”
  1. Kategoria te Para te Rinj (Kadet);
  • Vendi i I-re “Top Gym Sport”
  • Vendi i II-te “Qendra TKD”
  • Vendi i III-te “Tirana”

 

Sekretar i Pergjithshem

Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply

Close Menu