Federata Shqiptare Taekwondo World ne dt. 21 Shkurt 2015 ne ambjentet e Universitetit te Sporteve te Tiranes organizoi Testimin per Graden Dan.
Ne kete testim moren pjese trajneret, gjyqtare te FSHT-W si dhe sportistet elitare te cilet plotesojne kushtet per te perfaqesuar Shqiperine sipas grupmoshave ne arenen nderkombetare.
Testimi u drejtua nga Mjeshtri i Madh 8 Dan, Kim Yong Ki ku pjesemarresit u testuan nga ana praktike ne disiplinen Poomsae dhe Gyopka, dhe nga ana teorike nepermjet Pyetesorit Teorik te pregatiur nga Komisioni Teknik i FSHT-W.
Te gjithe pjesemarresit kaluan me sukses Testin cka ju jep te drejte te aplikojne per Licensen Nderkombetare te Trajnimt, Gjykimit dhe Dyluftimit.
Certifikatta qe do te jepet nga Kukkiwon (Qendra Nderkombetare e Testimit) do te shperndahen me nje ceremoni qe FSHT-W do te organizoje ne date 30 Prill 2015 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”.