Federata Shqiptare Taekwondo (WTF) mori pjese ne Takimin e 2-te te perbashket te institucioneve sportive te organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), në datën 7 Dhjetor 2013 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të anëtarëve të bordeve ekzekutive të Komiteteve Olimpike respektive, Federatave Sportive Olimpike shqiptare dhe ato kosovare, si dhe Drejtoritë e Sportit pranë Ministrive përkatëse.
Fjalën hapëse të takimit e bëri z. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK) i cili përshëndeti të ftuarit në takim dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi të përbashkët.
Më pas përshëndeti takimin dhe pjesëmarrësit z. Viron Bezhani, President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH. Në vijim përshëndetën takimin edhe përfaqësuesit e Ministrive të Sportit, z. Islam Kosumi, Drejtor i Sportit në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve (Kosovë) dhe z. Vladimir Gjonaj, Drejtor i Sportit të Ministrinë e Arsimit dhe Spoteve (Shqipëri).
Më pas, takimi vijoni me diskutime të ndryshme nga pjesëmarrësit duke vlerësuar bashkëpunimin që ekziston midis federatave sportive, ku perfaqesuesit e Federates Shqiptare Taekwondo World, z. Arben Markaj (Sekretar i Pergjithshem) dhe z. Leo Kapri (zv/President) njohen te pranishmit me projektet e bashkepunimit te Federates Shqiptare Taekwondo dhe Federates Taekwondo te Kosoves.
Pas ketij relatimi nga drejtuesit me te larte te Komiteteve Olimpike, z. Besim Hasani, President i KOK dhe z. Viron Bezhani President i KOKSH, i akordojne perfaqesuesit te Federates Taekwondo te Kosoves, z. Lulzim Gashi dy Certifikata Nderkombetare per pjesemarresit kosovare qe ishin pjese e “Kursit Teknik per Trajnere” qe organizoi Federata Shqiptare Taekwondo ne bashkepunim me KOKSH dhe financim te Solidaritetit Olimpik Nderkombetar.
Në fund të takimit, Presidentët e Komiteteve Olimpike z. Bezhani dhe z. Hasani, bënë përmbledhtasi konkluzionet e këtij takimi dhe vendosën që vitin tjetër, në muajin Tetor ose Nëntor të organizohet aktiviteti tjetër, i cili përcakton edhe kthimin në traditë të përvitshme organizimin e këtij takimi. Gjithashtu një takim i përbashkët do të zhvillohet edhe në nivel Ministrish dhe Komiteteve Olimpike për të koordinuar politika dhe aktivitete të përbashkëta.