Kupa e Ambasadorit të Koresë

Federata Shqiptare Taekwondo World ne date 16-17 Prill 2013 ne ambjentet e pallatit te sportit Asllan Rusi organizoj aktivitetin Kupa e Ambasadorit te Korese, “Testim Trajnere, Gjyqtare dhe Sportiste”.

         Per te certifikuar pjesemarresit ne kete aktivitet moren pjese specialiste te derguar nga Federata Boterore Taekwondo, Mjeshter i Madh Seung Jae-Heo dhe Mjeshter i Madh Kim Yong Ki, po keshtu dhe specialistet:

Specialist trajnimi te Dyluftimi;

1.      Lee. NamKwon
2.      Choi. JiEun
3.      Kim. HeeJin

Specialist trajnimi te Demostrimit;

1.      Seung Jae Heo
2.      Shin, JinHo
3.      Jang. MinSoo

Specialist trajnimi per Gjyqtarine;

1.      Park. HyunJun
2.      Hwang. MyungHwan
3.      Ha. GiSung

Ne date 16.04.2013 ora 14.30, Kryesia e FSHT-W dhe Specialistet zhvilluan nje takim prezantues ne zyrat e KOKSH ku bashkerenduan programin e aktivitetit si dhe menyren e konkurimit dhe kriteret e certifikimit.

       

 

  Pasdite ne ora 16.00 ne ambjentet e pallatit te sportit u zhvillua seanca e pare ku perfshihej perzgjedhja dhe seleksionimi ekipor dhe individual per trajneret, gjyqtaret dhe sportistet te cilet plotesonin kriteret per certifikim.

 

     

 Ne date 17.04.2013 ne ora 10.00 u zhvillua ceremonia e hapjes se aktivitetit Kupa e Ambasadorit te Korese. Ne kete ceremoni moren pjese perfaqesues te Ambasades Koreane, Ambasadori z. Shin Gil-Sou, zv Ministri i MTKRS z. Dashnor Bajaziti, Prefekti i Tiranes, z. Keltis Kruja, Nen/Kryetarja e Bashkise Tiranes znj. Jorida Tabaku, Sekretari i Pergjithshem KOKSH z. Stavri Bello, ish Presidenti i FSHT-W Salih Tagani, etj.

Fjalen e hapjes e mbajti Presidenti i FSHT-W z. Genti Malko i cili foli per zhvillimin e sportit Taekwondo ne Shqiperi, me pas fjalen e mori Ambasadori i Korese

z. Shin Gil-Sou i cili pergezoi organizatoret per aktivitetin si dhe falenderoi te pranishmit te cilet ishin ne nje numer te konsiderueshem, me pas fjalen e moren dhe personalitete te tjere te Ministrise se sporteve, bashkise se Tiranes dhe KOKSH.

 

 

 

     

Ne kete aktivitet moren pjese rreth 160 sportiste nga ekipet;

  1. “Sun Ray” me trajner Ismail Kryemadhi,
  2. “Top Gym Sport” me trajner Leonidha Kapri,
  3. “Tirana” me trajnere Arjola Kasaj,
  4. “Qendra Taekwondo” me trajner Endrit Hoxha,
  5. “Vllaznia” me trajner Eljon Puka,
  6. “Elbasani” me trajner Ligor Shaka,
  7. “Beslidhja” me Trajner Martin Marku,
  8. “Vlora” me trajner Ermal Simoni,
  9. “Kamza” me trajner Paqsor Kaziu,
  10. “Shqiponjat” me trajner Sokol Cera,
  11. “Qyteti Studenti’ me trajner Xhevahir Hysa,
  12. “Muay Thai” me trajner Elvis Bejko,
  13. “Oaz” me trajnere Rovena Markaj,
  14. “Alba” me trajner Driton Juncaj,

si dhe te ftuar special Ekipi Arumchan Korea me trajner Seung Jae-heo.

Konkurimi ekipor u zhvillua ne disiplinen e demostrimit ku u konkurua ne elementet teknik te Poomsae (luftim imagjinar), Gyeokpa (thyerje) si dhe  Hosinsool (vetembrojtje).

      

 

Ne konkurimin ekipor fituesit u renditen si me poshte;

  1. “Qendra Taekwondo”  vendi i pare per Kategorine Mjeshter,
  2. “Sun Ray” vendi i pare per Kategorine te Rritur,
  3. “Tirana” vendi i pare per Kategorine te Rinj,
  4. “Kamza” vendi i pare per Kategorine Para te Rinj,
  5. “Top Gym Sport” vendi i pare per Kategorine Femije,
  6.  “Beslidhja” fitues per elementin teknik Thyerja me e Mire,
  7.   “Qyteti Studenti’ fitues per elementin teknik Vetembrojtja me e Mire,

Ne konkurimin individual sportistet konkuruan ne disiplinen Olimpike te Gyeorugi (dyluftimit) dhe fituesit u renditen si me poshte;

Kategoria Femije 

I Klodian Hoda
II Adriel Braho
III Arben Hamzallari

I   Kadri Kuka
II  Albi Malko
III Martin Mullaj

Kategori Para Rinj

I Diamant Mreshtani
II  Anton Lucaj
III Bojken Gjata

I   Romarjo Noka
II  Donaldo Dizdari
III Jurgen Markaj

Kategoria te Rinj

I   Egers Aliu
II  Paqsor Kaziu
III Kaltrin Hasa

I   Klint Azuni
II  Tome Margilaj
III  Artur Prendi

Kategoria te Rritur

I   Dorad Ulqinaku
II  Taulant Hysa
III  Gani Graceni

I   Visar Pitushi
II  Xhersi Kurti
III Marsel Peti

Kategoria Femra

I   Sonja Pllumaj
II  Fabjola Brahja

Pas perfundimit te elementeve demostrues te trajnereve dhe gjyqtareve aktiviteti kalon ne fazen e certifikimit ku nga specialistet e gjykimit shperndahen certifikat Dan (licensa nderkombetare per tu ndeshur) per sportistet, shperndahen certifikatat Nderkombetare te Trajnimit per trajneret e FSHT-W, si dhe certifikatat C Klas per gjyqtaret.

     

 Presidentit te FSHT-W z. Genti Malko, Sekretarit te KOKSH z. Stavri Bello dhe ish Presidentit te FSHT-W z. Salih Tagani, nga Presidenti i Federates Boterore Taekwondo z. Chungwon Choue ju akordohet Titulli “Per Merita ne Zhvillimin e Sportit Taekwondo ne Shqiperi”.

 Aktiviteti u mbyll ne menyre festive nga trupa e Ansamblit Popullor te Bashkise Kamez nen drejtimin e z. Sulejman Vladi.

 Me pas te ftuarit VIP, drejtuesit e federates, trajneret e ekipeve si dhe ekipi Korean moren pjese ne nje koktel te organizuar nga FSHT-W.

 

Sekretar i Pergjithshem

     Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply