Federata Shqiptare Taekwondo World nga data 29.11.2020 deri ne date 06.12.2020 grumbulloi ekipin kombetar per te gjitha kategorite.

Ky grumbullim u krye per nevoja te mbajtjes aktive te spotisteve te ekipit kombetar, per perzgjedhjen e elementit me te mire qe do mbeshtetet per vitin e ardhshem, si dhe percaktimin e objektivave te qarte per pjesemarrjen ne aktivitete nderkombetare per vitin 2021 nje vit Olimpik.

Trajneret e ekipit kombetar z. Eljon Puka, z. Fatjon Rrapollari dhe z. Artan Mema pasi hartuan Programin Stervitor lajmeruan pjesemarresit si dhe percaktuan grafikun e frekuentimit.

Faza pergatitore u zhvillua ne ambjetet e Liqenit Artificial te Tiranes ku fokusi i stervitjes ishte tek zhvillimi i cilesive fizike te shpejtesise, qendrueshmerise dhe fleksibilitetit.

Kategorite u grupuan ne grupe per te patur kundershtar te perafert dhe rpogrami ishte i diferencuar per kategorine Senior – Junior dhe Kadet – Children.

Gjate diteve te ndryshme te grumbullimit Komisioni Arbitral zhvilloi ndeshje kontrolli te cilat per specifikat (kushte te favorshme, dhe logjistike) u zhvilluan ne palestra te ndryshme si Studenti, Combat Tirana, Qendra TKD, Klubi Tirana, etj, duke respektuar protokollin Antikovid 19.

Nepermjet ketyre ballafaqimeve sportistet paten mundesi te zhvillojne seanca stervitore ne lidhje me strategjine e dyluftimit ne sektore te ndryshem te fushes apo ne momente te caktuara te ndeshjes, saktesine e dhenies se goditjes per te perfituar pike nga sistemi, menaxhimin e rezultatit kur sportisti eshte ne avantazh dhe disavantazh, shenjat dhe komandat e arbitrit, etj.

Keto ndeshje kontrolli u zhvilluan me sistem elektronik pikezimi perdorimi i te cilit ishte shume i vlefshem si per sportistet ashtu dhe per gjyqtaret.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply