Relacion Asambleja Zgjedhore

Federata Shqiptare Taekwondo World zhvilloje Asamblene e Pergjithshme Zgjedhore per vitin 2012 ne Tirane dt.09.12.2012 ne ambientet e Kolegjit “Kristaq Rama”. Asambleja filloi punimet ne ora 16.00 duke ndjekur Rendin e Dites.

  1. Per mbajtjen e Proces Verbalit u caktua z. Ismail Kryemadhi.
  2. Sekretari i Pergjithshem beri hapjen e mbledhjes duke verifikuar perberjen e saj.

Personat e paisur me mandat (autorizim per te votuar) ishin:

– Julian Caca (shoqata Ortek)
– Elton Burnazi (Shoqata Dinamo)
– Sindi Avdullaj (Shoqata Qendra TKD)
– Isamil Kryemadhi (Shoqata Sun Ray)
– Vilson Kasaj (Shoqata Tirana)
– Petro Cera (Shoqata Shqiponjat)
– Gledis Gjata (Shoqata Muay Thai)
– Enea Hasani (Shoqata Sopoti)
– Armando Hoxha (Shoqat Top Gym Sport)
– Sulejman Vladi (Shoqata Kamza)
– Visar Pitushi (Shoqa Vlora)
– Ferdinat Gjypi (Shoqata Oaz)

Personat te ftuar ishin:

– Salih Tagani (President)
– Brunilda Halili (Zevendespresidente)
– Kim Yong Ki
– Leonidha Kapri
– Elvis Vulka
– Endrit Hoxha
– Erjon Bita (kandidat per K.E)
– Genti Malko (kandidat per President)
– Viron Bezhani (perfaqesues KOKSH)
– Flobens Dilaveri (perfaqesues KOKSH)

Presidenti i FSHT-W z. Salih Tagani foli per zhvillimet e federates gjate periudhes kater vjecare per arritjet dhe vuri ne dukje punen e mire qe ka bere stafi drejtues se bashku me sekretarin.

Me pas ai autorizoi Sekretarin e Pergjithshem si drejtues te mbledhje per te prezantuar Raportin Financiar per vitin 2012.

Sekretari prezantoi si me poshte:

–  FSHT-W eshte mbeshtetur nga MTKRS me Fond Grand 500 000 leke nga te cilat po kjo Ministri i ka shkurtuar ne masen 200 000 leke.
– Eshte zhvilluar Kampionati Kombetar i Dyluftimit.
– Eshte zhvilluar Kampionati Kombetar i Demostrimit (Shpenzime ne total 263 000 leke)
–  Pjesa tjeter 37 000 leke do te perdoret per taksen e prapambetur ndaj Federates Europiane Taekwondo.

  1. Sekretari i Pergjithshem vazhdoi me Rendin e Dites per dhenien e Statusit me te drejta te plota per ekipet e reja. Pasi u prezantuan ekipet e reja te cilat ishin;

– Oaz
– Kamza
– Vlora

z. Evlis Vulka (kryetar i shoqates Dinamo) mori fjalen duke kundershtuar dhenien e ketij statusi si dhe duke kerkuar informacion mbi procedure e heqjes se votes per ekipin e Elbasanit. Sekretari argumentoi se dhenia e Statusit me te drejta te plota nuk ka asnje kundeshtim me Statutin e FSHT-W dhe sqaroi proceduren e heqjes te se drejtes se votes per ekipin e Elbasanit (licensime te vonuara dhe autorizime te sjella me vonese si dhe jokorrekte ne firme dhe vule).

Z. Elvis Vulka kembenguli perseri qe keto ekipe nuk duhet te votojne (votimi i mevonshem tregon qe ekipet nuk votuan ne zgjedhjen e presidentit apo te K. E) duke kerkuar qe asambleja te marre vendime jashte Rendit te Dites.

Sekretari i Pergjithshem i beri me dije te pranishmit se sipas nenit 19, pika 3, te Statutit te FSHT-W, Asambleja nuk mund te marre Vendime per ceshtje qe nuk jane parashikuar ne rendin e dites. Gjithashtu ai i rikujtoi z. Elvis Vulka se ka pasur te gjithe kohen e mjaftueshme sipas nenit 16, pika 3, te Statutit te FSHT-W te sillte ceshtje te cilat mund te perfshiheshin ne Rendin e Dites.

Me pas u kalua ne votim te hapur ku 5 (pese) vota nga 9 (nente) te mundshmet vendosen qe shoqatat e lartpermendura te fitojne Statusin me te drejta te plota.

Ne kete moment ne salle pati debate ku pervec z. Elvis Vulka, e mori fjelen dhe z. Enea Hasani (kryetar i shoqates Sopoti) dhe z. Julian Caca (kryetar i shoqates Ortek) te cilet nuk ishin dakort per fitimin e ketij Statusi.

Mbas debatit dhe disa akuzave te ndersjellat midis tyre dhe Sekretarit te Pergjithshem keta persona se bashku me znj. Brunilda Halili largohen nga salla.

  1. Duke pare se largimi i personave te lartpermendur nuk ndikonte ne kuorumin e pergjithshem te Asamblese (ishin present 50% + 1, nga 9 ekipe me te drejte vote ishin prezent 6 ekipe), Sekretari i Pergjithshem vazhdoi Rendin e Dites duke paraqitur perpara Asamblese Projektin e Aktiviteteve te propozuara nga K. E, per vitin 2013.

Aktivitete kombetare:

–          Testim per Brezin e Zi.
–          Kampionati Kombetar Dyluftimit.
–          Kampionati Kombetar i Demostrimit.
–          Kupa e Shqiperise.

Aktivitete Nderkombetare.

–          Kampionati Europian U21
–          Lojerat Mesdhetare, Mersin
–          Universiada
–          Kampionati Boteror per te Rritur
–          Kampionati Europian per Kadet
–          Kampionati Europian per te Rinj
–          Kampionati Ballkanik

Ky kalendar i propozuar nga K.E u miratua me 6 (gjashte) vota pro si dhe u konkludua se fondi qe duhet ti kerkohet MTKRS per vitin 2013 te jete 3 100 000 leke.

  1. U vazhdua me Rendin e Dites ku Presidenti i FSHT-W z. Salih Tagani mori fjalen duke propozuar per Anetare te Komisionit te Numerimit te votava. Ai propozoi per Kryatar z. Sulejman Vladi, dhe per Anetar, z. Endrit Hoxha dhe z. Leonidha Kapri. Keto kandidatura u miratuan me 6 (gjashte) vota pro.
  1. Me pas u kalua ne zgjedhjet ku fjalen e mori z. Sulejman Vladi (kryetar i komisionit te numerimit) i cili lexoi Rregulloren e Komisionit te Numerimit te miratuar nga K. E. Komisioni mori tek Sekretari i Pergjithshem fletet e votimit, 6 (gjashte) flete votimi per President dhe 6 (gjashte) flete votimi per anetar te K. E.

Sipas listes emerore perfaqesuesit me te drejte u paraqiten perpara Komisionit me dokument identifikimi duke terhequr fletet e votimit dhe duke kryer proceduren e votimit ne dy kuti te ndryshme.

Pas votimit Komisioni hapi kutite e votimit dhe konstatoi:

– Ne kutine e kandidatit per president u gjenden 6 (gjashte) flete votimi.
Te gjitha fletet e votimit ishin te vlefshme dhe rezultati i votimit ishte 6 (gjashte) vota pro z. Genti Malko dhe 0 (zero) vota per znj. Brunilda Halili. Si rezultat z. Genti Malko u zgjodh President i FSHT-W.

– Ne kutine e kandidateve per anetar K. E u gjenden 6 (gjashte flete votimi). Te gjitha fletet e votimit ishin te vlefshme dhe sipas votave personat qe u zgjodhen ne Komitetin Ekzekutiv te FSHT-W jane:

Ferdinant Gjypi 6 (gjashte) vota
Isamil Kryemadhi 6 (gjashte) vota
Kliton Muca 6 (gjashte) vota
Meshar Kamberi 6 (gjashte) vota
Vilson Kasaj 5 (pese) vota

– Kandidatet e tjere (Elvis Vulka dhe Erjon Bita) nuk moren asnje vote.
– Ne kete moment perfaqesuesit e KOKSH si dhe Presidenti i FSHT-W largohen per arsye personale.

  1. Me pas u kalua ne miratimin e ndryshimeve ne Rregulloren e Brendshme. Rregullorja e Brendshme u miratua me 5 (pese) vota pro dhe u la detyre qe te botohet ne fillim te vitit tjeter.
  2. Sipas Rendit te Dites u kalua ne votim per dy kandidaturat z. Salih Tagani dhe z. Elvis Sejko per te marre Titulin “Per Merita ne Sportin Taekwondo”.

Keto kandidatura u miratuan me 6 (gjashte) vota pro.

  1. Me pas u kalua ne diskutime te lira ku e mori fjalen z. Leonidha Kapri i cili theksoi faktin se anetaret e FSHT-W e kane te ndakuar te perdorin ne rjetet sociale Titullin Albania Taekwondo duke sjelle fakte se z. Julian Caca pa pasur asnje te drejte ka hapur nje faqe internet me titull te tille.
  2. Pasi nuk pati ceshtje te tjera per diskutim Sekretari I Pergjithshem e deklaroi Asamblene Zgjedhore te mbyllur.

 

Sekretar  i Pergjithshem

     Arben Markaj

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email

Leave a Reply