Ekipi Kombetar Shqiptar qe mori pjese ne Kampionatin Ballkanik qe u zhvillua ne Edirne te Turqise ne date 09-12.11.2017 kthehet me objektiva te plotesuara me se miri. Nga 27 sportiste 11 prej tyre arrine te ngjiten ne podium duke marre 11 medalje (1 ari, 3 argjendi dhe 7 bronzi).
1. Medalje ari sportisti, Elord Gjana Senior -54kg.
2. Medalje argjendi sportistet; Juirdo Cani Senior -63kg, Valdet Allaraj Junior -59kg dhe Julian Selenica Junior -74kg.
3. Medalje bronzi sportistet; Anja Malaj Junior -48kg, Bledar Hastoci Junior +78kg, Glikeria Quka Junior -59kg, Adien Bajrami Senior -58kg, Xhoi Myftaraj Junior -78kg, Besarb Hykollari Senior -54kg dhe Seldi Shkalla Kadet -49kg.
Paraqitje shume (megjithese nuk paten mundesi per medalje) bene sportistet Romarjo Noka, Argjend Domazeti, Ronald Domi, Arlind Lushaj, Stivi Muca etj.
Ekipi Kombetar udhetoi me autobus i cili u vu ne dispozicion nga fondi Grand i FSHT-W. Shpenzimet e takses se pjesemarrjes dhe akomodimit u perballuan nga vete pjesemarresit.