Si vleresim i punes dhe kontributit te figurave themeluese dhe drejtuese te taekwondose pergjate udhetimit te saj ne vite, FSHT-W organizoi kete Ceremoni Jubilare.Ne kete ceremoni moren pjese z. Sulejman Cekrezi (themelues i taekwondose), z. Fabjan Zhilla (ish President), z. Salih Tagani (ish President) te cilet ndane me publikun disa nga momentet me te bukura te ecurise se sportit taekwondo ne vendin tone.
Ne pamundesi per qene prezent dhe per te plotesuar me se miri qellimin perbashkues te kesaj ceremonie nuk munguan dhe mesazhet e mjeshter Kim Yong Ki (themelues i taekwondose), Prof. Perparim Ferunaj (President i 1-re i federates), z. Elvis Vulka (Zv. President).Dokumentari i shfaqur paraqet perpara familjes taekwondo menyren si erdhi dhe kohen kur ky sport u formua ne Shqiperi. Nepermjet fakteve te dokumentuara, apo te jetuara, hidhet drite mbi figurat themeluese te ketij sporti, veshtiresite qe ka patur ne fillimet e saj, peripecite nepermjet te cilave ka kaluar ku rrugetim.
Punen e mire qe ka bere stafi aktual ne konsolidimin dhe afirmimin e organizates brenda dhe jashte vendit. Performancen ne organizimin e aktiviteteve kombetare dhe nderkombetare. Arritjet dhe rezultatet sportive. Prezantohen synimet dhe ambiciet e federates ne te ardhmen. Nepermjet kesaj historie suksesi pak me shume se 25 vjecare dhe duke pranuar me perulesi gabimet organizata sheh shume qarte perpara. Pjese perberese e kesaj ceremonie ishte dhe certifikimi i trajnereve dhe sportisteve me rezultate me te mira keto dy vitet e fundit.Duke shprehur mirenjohje per te gjithe ata qe kane kontribuar dhe kontribojne ne kete sport Ceremonia nenvizon faktin se puna e gjithesejcilit eshte nje vlere e shtuar ne misionin qe percjell federata dhe se ky kontribut eshte i cmueshem dhe do te vleresohet ne te gjitha koherat.