Përfunduan me shumë sukses dy aktivitet e ndërkombëtare të zhvilluara në data 13-14-15 shkurt në qytetin e Tiranës “ European Taekondo E6 Qualification to ETU Grand Prix Final” dhe “Top Tirana Trophy 2026” me organizator Shoqatën “Qendra Taekwondo” dhe Shoqatën “ Top Gym Sport”, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare Taekwondo . Dy aktivitet ndërkombëtare të sportit të Taekwondo-së mundësuan kualifikimin për eventin Final Grand Prix dhe grumbullimin e pikëve të rankimit ndëkombëtar në sportin e Taekwondo-së.
Në këtë aktivitet garuan mbi 1500 sportist të të gjitha kategorive ( fëmijë, kadet, junior dhe senior) nga 50 vende të ndryshme të botës dhe morë pjesë rreth 500 trajnerë, gjyqtarë dhe delegatë të sportit.
Eventi ka sjellë në Shqipëri krahas pjesmarrësve zyrtarë dhe prindër, familjar, shoqërues dhe sportdashës nga e gjithë bota, duke promovuar vendin, turizmin shqiptar, por dhe duke vënë në lëvizje ekonominë dhe ndërshkëmbimin social dhe kulturor.
@topgymsport @qendra_taekwondo @europeantaekwondounion




