Delegacioni Shqiptar ishte i ftuar ne Kursin Teknik qe u zhvillua nga FITA ne date 10-12.11.2017 ne qendren olimpike CONI Formia.
Ne kete aktivitet perfaqesuesit tane u priten nga Presidenti FITA z. Angelo Cito me te cilin paten nje takim te ngrohte dhe miqesor. Ne kete takim z. Angelo Cito u njoh me taekwondone ne Shqiperi, stafin, nevojat dhe projektet e FSHT-W. Ne perfundim te ketij takimit ndermjet FITA dhe FSHT-W u konkludua ne hartimin e nje marreveshje dypaleshe ne fushen e trajnimit te trajnereve, gjyqtareve dhe sportisteve te ekipit kombetar. Po keshtu ne protokollin e kesaj mareveshje nje ze i vecante kishte te bente me ndihmen ne baze materiale, shume e nevojshme per mbarevajtjen e aktiviteteve kombetare te federates.
Takimi me Sekretarin e Pergjithshem te FITA z. Masimilliano Campo u zhvillua ne kuader te detajimit te marreveshjes dypaleshe FITA dhe FSHT-W, fushat ne te cilat do te zbatohet kjo marreveshje, specialistet te cilet do ta bejne te prekshme ate si dhe kordinimi i afateve kohore duke respektuar kalendarin sportiv te federatave respektive.
Delegacioni shqiptar mori kontakt me specialistet e FITA te cilet do te jene pjese e jetesimit te marreveshjes dypaleshe. Phd Salvatore Ciodo (pergjegjes i kerkimit shkencor dhe keshilltar i ekipit kombetar), mjeshter Park Yong Ghil dhe Andrea Notaro (specialiste te teknikave baze poomsae), z. Claudio Nolano (specialist i pergatitjes tekniko-taktike te kombetares italiane kyorugi), si dhe specialiste te tjere te IT dhe Marketingut.