Në një atmosferë profesionale dhe vizionare, u zhvillua Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Federatës Shqiptare të Taekwondo, një moment kyç për konsolidimin dhe orientimin strategjik të këtij sporti në Shqipëri.
Gjatë punimeve u prezantuan dhe u miratuan raportet vjetore 2025, përfshirë atë financiar dhe të auditit, programi kalendarik i aktiviteteve për vitin 2026, shpërndarja e fondit për vitin 2026, si dhe lista e arbitrave të rinj të licencuar
Ky takim konfirmon një qasje të qëndrueshme drejt rritjes së standardeve, transparencës dhe zhvillimit afatgjatë të Taekwondo në Shqipëri. Një vizion i qartë për të ardhmen e sportit.
Punimet e Asamblesë u nderuan nga prania e Presidentit të KOKSH, z. Fidel Ylli, i cili rikonfirmoi mbështetjen institucionale për Federatën, vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të projektit “Taekwondo në shkolla” si një investim i drejtpërdrejtë në brezat e rinj.
Ekipet fituese Kadet
- 1. Vendi i parë kadet “ Tirana Taekwondo“
- 2. Vendi i dytë kadet “Kamza Taekwondo“
- 3. Vendi i tretë kadet “Vllaznia Taekwondo”
Ekipet fituese Femije
- 1. Vendi i parë femije “ Akademia Studenti“
- 2. Vendi i dytë femije “ Combat Tirana”
- 3. Vendi i tretë femije “ Beslidha Taekwondo”







